Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur në lidhje me zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.
Ajo u shpreh se në rastin e fundit, ndarja e procesit në dysh, që njëherë të votohet për një nënkryetar, e njëherë për një tjetër, sipas saj është devijim.
“Ngërçin e parë që e kemi pasur ka qenë devijimi i formës së votimit dhe u pa, u vërtetua me dy aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese që ka qenë gabim dhe ka qenë shkelje dhe tani ndarja e procesit në dysh, që njëherë të votohet për një nënkryetar, e njëherë për një tjetër është poashtu devijim”.
“Nuk është devijim në kuptimin e rastit të parë, kur është sajuar një komision dhe një gjë tjetër, por thjeshtë është veç proces i ndarë në dysh, që as nuk mund të cilësohet si diçka që ne nuk mund ta votojmë”, u shpreh tutje Hoxha.