Kjo mënyrë organizimit të votimit me postë në ambiente të ndryshme, po rrezikon votimin jashtë Kosovës, duke e bërë të ekspozuar lehtësisht për manipulim.

Periskopi ka siguruar këtë fotografi të publikuar në rrjetet sociale ku në tavolinë janë të renditura plotë 21 pako dhe mbi to është shkruar adresa e kutisë postare të KQZ-së.

Fotografimi me 22 pako me fletëvotime mund të tregojë për cenueshmërinë e lehtë të votimit jashtë Kosovës.

Një numër kaq i madh i pakove mund të jetë një tregues se Vetëvendosje është duke organizuar takime për plotësimin e fletëvotimeve.

Kohëve të fundit është raportuar se partia në pushtet, Vetëvendosje ka filluar përpjekjet për të ndikuar kundërligjshëm në këtë proces.

Organizimi i plotësimeve të fletëvotimeve në ambiente të ndryshme është në kundërshtim me rregullat ligjore në fuqi.

Një veprim i tillë mund të cenojë rëndë fshehtësinë e votës.