16.6 C
New York
Tuesday, October 14, 2025

Buy now

Votimi jashtë Kosovës: Përfundon tërheqja e pakove me fletëvotime nga kutitë postare në 22 shtete

- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se të martën është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime që i takojnë votimin jashtë Kosovës përmes postës në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Tërheqja e pakove me fletëvotime ëshë bërë nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë.

Sipas të dhënave të evidentuara nga ky proces, janë tërhequr 33,841 pako të supozuara me fletëvotime, të cilat pasi të arrijnë në Kosovë do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit dhe numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Gjatë procesit të regjistrimit, numri i shtetasve të regjistruar për të votuar përmes postës në Zgjedhjet Lokale 2025 ishte 43,933 shtetas, ndërkaq periudha e votimit kishte filluar më 17 shtator dhe ka përfunduar më 11 tetor 2025.

 

 

 

Të ngjashme

Të fundit