Propozimi për votim të fshehtë në zgjedhjen e kryekuvendares po vazhdon të kundërshtohet nga partitë tjera ish-opozitare.
Deputeti i LDK-së. Armend Zemaj tha se edhe po të shkohet në një formë të tillë, nuk do të ketë ndryshim në bindjen ndaj Haxhiut.
E teksa në tentatitavat e kaluara u arritën deri në 57 vota pro Haxhiut, Zemaj kërkoi nga Kryeziu ti tregonte se nga kush i presin edhe katër vota tjera.
“Duhet me qenë transparent, ku është qëllimi i votimit të fshehtë. Edhe nëse kalon vota e fshehtë, 20 deputetë e LDK-së në mënyrë transparente haptazi do ta shfrytëzojmë mundësinë e votës së fshehur, por pa votuar fshehtas. Ju duhet me u tregu qytetarëve se kush janë deputetët i patët 54, i patët 5.7. Kush janë deputetët tjerë që ju pritni se mund tua kalojnë kandidaturën e kuvendit?”.