19.7 C
New York
Wednesday, May 21, 2025

Buy now

Votimi i fshehtë në Kushtetuese, Kurti: Do ta respektojmë vendimin, metoda nuk ka ndryshuar në mes të rrugës, procesi s’ka filluar ende

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se nëse Gjykata Kushtetuese vendos kundër votimit të fshehtë për kryekuvendaren, atëherë thotë se do ta respektojnë.

Sipas tij, nuk po ndryshohet metoda në gjysmë të procesit, pasi thotë se procesi nuk ka filluar ende.

“Ne do ta respektojmë vendimin e Gjykatës së Kushtetuese. Mos të harrojmë se i kem dy raste aty.

Nuk po ndrrohet metoda në gjysmë të procesit sepse ende s’ka filluar procesi. Ndërrimi i metodës është sërish kthim në fillim e jo ndryshim në gjysmë të rrugës”, tha Kurti në RTK.

Të ngjashme

Të fundit