3.1 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Votimi i Buxhetit për vitin 2025: Kurti lavdërohet pak, përmend pagat e rritura për 55 euro për sektorin publik

- Advertisement -

Kuvendi i Kosovës ka votuar Buxhetin për vitin 2025, për këtë ka shkruar në Facebook, kryeministri i Kosovës Albin Kurti i cili thotë se ky buxhet është 9% më i lartë krahasuar me vitin e kaluar.

Kurti ka thënë se buxheti është 50% më i lartë sesa në vitin 2020.

“Buxheti 2025 me 3.6 miliardë euro, u miratua sot në Kuvend, dhe është për rreth 9% më i lartë sesa buxheti i vitit paraprak, ose 60% më i lartë sesa në 2020 e 50% më i lartë sesa në 2021 (vite këto kur isha kryeministër me buxhete të trashëguara të pararendësve)”, ka shkruar Kurti.

Më tutje, ai ka thënë se buxheti përmban paga më të larta për të gjithë të punësuarit në sektorin publik.

“Ky buxhet përmbanë paga më të larta për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, pensionet e rritura me 20%, si dhe shtesat e fëmijëve gjithashtu të rritura”.

Kreu i ekzekutivi ka thënë se ky buxhet përmban edhe mbështetje për bizneset e gratë ndërmarrëse, bujqit e kategori tjera.

“Përmbanë edhe mbështetjen për bizneset, për gratë ndërmarrëse e të rinjtë që nisin karrierën. Edhe bujqit do të vazhdojnë të jenë më të mbështeturit në rajon”.

“Ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët e vendit. Është buxhet për ta rritur mirëqenien e për ta zhvilluar ekonominë.  Falënderoj secilin deputet e secilën deputete për votën e tyre mbështetëse. Ky është buxheti i katërt që po e miratojmë në Kuvendin e Republikës, e do të jetë i pari për mandatin që na pret. Çdoherë e më shumë, gjithnjë e më lart për të gjithë”, ka shkruar Kurti.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit