0.9 C
New York
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

“Votim në ambasada dhe konsullata” | Kurti e mirëpriste ligjin për votimin e diasporës, tani ankohet në PZAP, kërkon të ndërhyjë dhe t’i devijojë zgjedhjet

- Advertisement -

“Me këtë ligj të ri mërgata do t’i ketë tri mënyra të votimit. E para VOTIMI FIZIKISHT NË AMBASADA E KONSULLATA, e dyta votimi i dërguar me postë të brendshme në adresë të ambasadës dhe e treta mënyra e vjetër duke i dërguar ato në adresë të KQZ”.

Kjo është deklarata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, më 8 qershor 2023, kur po miratohej Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.

Me anë të kësaj deklarate, Kurti po tregonte se për herë të parë votimi jashtë vendit do të mundësohej “fizikisht, në ambasada dhe konsullata”, shkruan Demokracia.com.

“Si kryeministër i vendit shpreh kënaqësinë dhe falënderimin për të përfunduar këtë proces. Falënderoj partitë politike për pajtueshmërinë për ndryshimet e bërë. Falënderoj miqtë ndërkombëtar. Raporti i misionit të BE për zgjedhjet lokale adresoj 23 rekomandime për procesin zgjedhore”, deklaronte Kurti.

Por, nuk ka shkuar shumë kohë dhe Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Kryeministri, Albin Kurti, po tenton që të ndryshojë atë që e kishin votuar në Kuvendin e Kosovës.

Përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kurti ka filluar “betejën” e tij për të ndërhyrë në procesin zgjedhor dhe për ta devijuar atë.

Kjo Ministri, në mënyrë të paprecedentë i është drejtuar Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për ta ndryshuar domëthënien e Ligjit ku flitet për votimin jashtë Kosovës.

MPJ KËRKON QË ZGJEDHJET TË MBAHEN JASHTË AMBASADAVE DHE KONSULLATAVE

Ende pa nisur mirë procesi, Qeveria e Kosovës e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti po synon të ndërhyjë përmes dikastereve qeveritare dhe të kontrollojë organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës të planifikuara të mbahen më 9 shkurt 2025.

Në mënyrë të paprecedentë dhe në kundërshtim të plotë me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, Ministria e Jashtme po synon të marrë nën kontroll detyra që i takojnë vetëm Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Caktimi i votuesve nëpër vendvotime në Kosovë apo edhe në vendvotime të përfaqësive diplomatike të Kosovës, ku do të votohet për herë të parë, është detyrë ligjore e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Përveç kësaj, MPJ ka kërkuar që edhe mbajtja e votimit të mos bëhet në përfaqësi diplomatike, por jashtë tyre.

“…nuk ka asnje dyshim se marrja me qira e objekteve me qira apo në shfrytezim nga ana e misioneve diplomatike dhe konsullore, per kohen e shfrytezimit te tyre nga keto misione, i bënë pjesë te objekteve diplomatike apo konsullore, me pëlqimin e shtetit pritës. Rrjedhimisht, cdo votim në këto lokacione konsiderohet votim në objektin diplomatik apo konsullor te Republikes se Kosoves, sipas kuptimit të dhënë në të drejten vendore, gjegjësisht ligjit te zbatueshem për zgjedhjet”, thuhet në shkresën e MPJ-së drejtuar PZAP-it.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit