PDK ka shënuar fitore në komunën e Drenasit, duke marrë 74.62% të votave në zgjedhjet e fundit.
Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), PDK ka marrë 19,014 vota, duke lënë pas VV-në me 17.20% apo 4,382 vota.
LDK renditet e treta me 3.05% të votave (776 vota), ndërsa koalicioni AAK-NISMA renditet i katërti me 2.85% të votave (727 vota), kurse Koalicioni për Familje ka 1.36% apo 347 vota