-5.8 C
New York
Tuesday, January 20, 2026

Buy now

Votat pas rinumërimit, Totaj: Fenomen që i ka prek të gjitha partitë, logjika thotë se kjo s’ndodh rastësisht

- Advertisement -

Shaqir Totaj, nga Partia Demokratike e Kosovës nga dega në Prizren, ka folur për mospërputhjet në vota të kandidatëve të partive nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, që janë shfaqur në këtë komunë.

Totaj i ftuar në FRONTAL në T7, ka thënë se ‘’ky fenomen i ka prekur të gjitha partitë’’.

Ai po ashtu ka deklaruar edhe se si ‘’konklodim logjik’’ mund të  thuhet se një situatë e tillë s’ndodh rastësisht.

‘’Ky fenomen nuk është veç në PDK, fenomen i ka prek edhe partitë e tjera. Përndryshe, definitivisht, dukuritë negative që ndodhin, unë po kam predispozita me i marr si përjashtim e jo si rregull, mirëpo një fenomen i këtyre përmasave është i rrezikshëm, mirëpo definitivisht kjo nuk është dhe nuk do të duhej të ishte PDK për të cilën unë angazhohem, dhe për të cilën unë kontribuoj. Ky fenomen nuk është karakteristik veç për PDK, ky po duket se është karakteristik për skenën politike. Ata që muj me thanë si konklodim logjik muj me thanë është se kjo nuk ndodh rastësisht. Mirëpo me konstatu diçka ma serioze, duhet me pas argumente, dhe atë punë po ua lajmë KQZ, prokurorisë, gjyqësisë.’’, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit