Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhmet Hamiti, është tallur me kandidaten e VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila sot ka thënë se partia e saj i ka votat për Qeverinë Kurti III.
Ai ka bërë me dije se në këtë rast pyetj që shtrohet vetvetiu është: : pse s’po i përdorin për ta zgjedhur kryeparlamentarin?
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se me të njëjtat vota(61), mund të zgjidhet Qeveria dhe kryetari i Kuvendit.
“Mbasi i paskan votat për Qeveri, domethanë 61+, siç po thonë këta të VV-së, pyetja që shtrohet vetvetiu është: pse s’po i përdorin për ta zgjedhur kryeparlamentarin? Votat nuk harxhohen. Me të njëjtat vota mund t’i bëjnë të dyjat. Ose s’i kanë votat ose po e zvarrisin me qëllim konstitutimin e Kuvendit.”, ka shkruar Hamiti.