Fushatë e pa – parashikuar : Si asnjëherë më parë , fushata e subjekteve politike garuese kishte filluar 3 muaj para kohe , kryesisht në diasporë ku VV – ë kishte monopol absolut. Partitë opozitare kanë investuar shumë në këtë fushatë elektorale jashtë vendit prandaj , pa asnjë dyshim do t’ ia përgjysmojnë votat e partisë personale të Albin Kurtit, paradoksalisht e quajtur VV – ë. Përveç emërtimit , si ambalazhim , as përmbajtja e as veprimi politik nuk kanë të bëjnë me vetëvendosjen , si shprehje e lirë e vullnetit qytetar për ta organizuar jetën politike apo kornizën ku do ta vendosin atë përcaktim të lirë të vullnetit , përmes referendumit apo një mënyre tjetër.
Zakonisht , në vendet ku demokracia është në pampersa , Kosova është e tillë , në fushata elektorale opozita shfaq dhe zbaton agresivitet verbal të shoqëruara edhe me dhunë fizike. Te ne ndodhë e kundërta , pozita po e përdorë një dhunë jonormale verbale kurse opozita po sillet sikur demokracia buron nga opozita e që paraqet problem t’i besohet krejtësisht. Shkojmë pra radhas , sipas fuqisë politike.
- VV- ë : Për habinë time e ka të dështuar fushatën , qëllimisht apo pa vetëdije , nuk ka fare rëndësi. Thuaja e tërë skuadra po luan sipas pulsit të Albinit përjashtuar rastit të akademikut Agim Bahtirit që në mbrojtje të kredos intelektuale , politike , filizofike , po del nga skema kurtiane duke mbrojtur fuqishëm injorancën dhe abalfabetizmin që e ka edhe për eksport. Deri më tani eruditët e mendimit politik të VV – së , Dimal Basha , Mefail Bajçinovci , ekstazitë e Prizrenit , Halil Thaçi , Pambuke Nagavci – pevaçica e VV – së , Zdravo Zemljak Mimoza , Krrokama nga Parisi e disa të tjerë , si pak po dëgjohen duke e bërë mjedisin shoqëror më të pastër. Kontribut i ekologjisë. Albini e ka përshkallëzuar dhunën verbale ndaj opozitës, mediave, prokurorëve dhe gjykatësve , Gjykatës Kushtetuese , ndaj të gjithëve që po e shkelin në kallo. Në përshkallëzim të dhunës orale , po shquhet sidomos peci i Albinit , dikur i Vojsës. Pastaj Shvarci nga Gjurmania si dhe ” ekspertja ” për floktari , disejnim të fundeve për meshkuj femra të VV – së dhe mprehje të thonjve për t’i nxjerrë sytë opozitës e që për snobët quhet manikyr – pedikyr . Kjo ministri quhet : ” hair ozon – Lena ” . As ashtuhi e as kështuhi , pa integritet anatomik dhe politik , po e luan rolin e tapës dhe harrnit për t’ i mbyllur birat dhe arrnuar vrimat e Albinit. E fundit ishte një denoncim krejtësisht i pamoralshëm kundër Obamës dhe Bajdenit se paskan qenë proserbë , antishqiptarë dhe se e paskan degraduar çështjen e Kosovë të cilën e paska mbrojtur Besnik Bislimi , ky rrenc dhe mashtrues patologjik. Kur Bajdeni e pati mundur Trampin në zgjedhjet e parafundit , Albin Kurti e pati denoncuar poshtërisht
Trampin te Bajdeni , për ta fituar mëshirën e tij. Tash , edhe Bajdeni qenka i keq për VV – në
kurse Trampi i mirë. Mbështetur në konvertimet politike përmes goditjeve morale kam
përshtypjen që në vizitën e parë të Grenellit në Kosovë , nëse VV – ë do të jetë në pushtet , “
mashqit e fortë ” të VV – së do ta presin të veshur me mbathje tanga. Albin Kurti nuk ka nevojë
të bërtas , të shajë , të fyej apo nënçmojë askend , së paku opozitën sepse mund të qeverisë
me ta. Pastaj votuesit që elektrizohen me këtë dhunë verbale, në planin afatgjatë nuk i duhen
askujt , së paku Kurtit. Njeriu që ka fituar mbi 50 përqind të votave duhet ta ketë një kulturë të
komunikimit , të jetë përafrues me të gjithë , i durueshëm , këshillëpranues , mëshirues dhe
kundërshtues i çdo dhune, verbale apo fizike. Mënyra si po e bënë fushatën , më shumë më
bindë se Albini nuk e ka qëllim fitoren . Albini edhe nëse po përpiqet të aktrojë , keq po e bënë ,
po i duket si i braktisuri i ” çlirimtarit të Shtimes “. Albin Kurti po shfaq urrejtje patoligjike kundër
UÇK – së dhe ushtarëve të lirisë sepse i identifikon me Hashim Thaçin , të cilin e urren përtej
çdo patologjie. Dikur kështu e urrente edhe Rugovën , sot derdhë lot aligatori për të. Albini nuk
Albini nuk e do e as nuk e respekton as Bacë Adem Demaçin, madje as Dejona Mihalin, kësulkuqen e VV -së që e ka vendosur një kapelë të kuqe me shpresë se do ta hajë ndonjë ujk i uritur. Me gjasë nuk do ta hajë as qeni topall i Albin Kurtit që e përdorte në zgjedhjet e fundit si kapital elektoral . Gjuha e urrejtjes e Kurtit dhe krijesave me formë anatomike njerëzore por me përmbajtje në kundërshtim me çdo gjë njerëzore si puna e pecit të Albinit , Donika Shvarcit , Lenka Çukos , Haxhi Çamilit , Agim Kajrafilit dhe Besnik Rrenc Bislimit nuk sjellin vota normale por vota të ndyra , të kontaminuara që heret a vonë do të shkaktojnë probleme të mëdha midis shqiptarëve patriotë dhe shqipfolësve jopatriotë , nostalgjikë të Jugosllavisë dhe Serbisë. Zdravo Mimoza ! Se në ç’pikë ka rënë morali në Kosovë lehtë e kuptoni kur një “intelektual ” i profilit aq të ulët moralisht e quan opozitën bërrllok . Xhelal ziu dhe dhunuesi më i madh i
policisë së Kosovës e tha këtë , pa e trembur çerpikun. Albin Kurti ka probleme të mëdha ….me veten . Me përgjegjësi morale paç i ka punët, e ka diçka fakultative prandaj , pa fije turpi kërkon prokurorë patriotë kur në partinë që e sundon , specia më e rrallë e që janë në zhdukje e sipër janë pikërisht patriotët. Albini edhe patriotizmin e ja jodetyrues , fakultativ , e përdorë për vota dhe pushtet , jo për shtet. Prandaj fundin politik nuk mund ta ketë të mirë , keq do të përfundojë. Në fushatë Albini vet është dirigjenti , vet është violina e parë , klarinetisti dhe tupanxhiu, saksofonisti dhe kitaristi. I ngjanë dirigjenti të një filharmonie të çakorduar ku spikatet zëri i një kukuvajkeje si Pambuje Nagavci që i mbajnë ison disa ministre që kanë kaluar nëpër duart e kirurgut për korigjime estetike që përkundër talentit dhe mundit , nuk është se kanë bërë ndonjë përparim dramatik. Përveç se ua janë nxjerrë urrejtjen dhe shëmtinë shpirtërore. As kontributi i analistit të shquar nga Gjylekari që veprat analitike i boton të mbështjella me mbështjellës plastmasi , sikur të ishin pornografike e që për mua janë kryevepra të pornografisë intelektuale, Prof. Dr. Ramçe nga Gjylekari nuk i ndihmojnë Binit. As makroi i pornografisë dezinformative në RTK , Rilindi , i vdekur për së gjalli nuk ia rritë potencën politike dhe elektorale të Kurtit. As kapja e KPM – së nga rrogëtarët besnikë të të gjitha regjimeve , nuk e nxjerrin Kurtin nga balta e gjallë . Dikur qeshnin me Ramushin duke i thënë se iu kanë lodhur ” mashqit “. Duket se tash Albinit iu kanë lodhur fort mashqit , nëse ka pasur të tillë në partinë që e sundon. Madje , fort është lodhur edhe vet kryemashkulli , Albin Kurti , prandaj po bërtet aq shumë. Zoti i ndihmoftë !
- PDK – ë : Duket se është forcuar por jo se ka mbledhur mend nga pësimi në zgjedhjet e fundit
. Listën për deputetë e ka shumë të mirë , kombinim i krahut të luftës dhevardhmërisë
demokratike . Mendoj se i mungon një autoritet vendimmarrës për vendime të rënda. E kanë
herrur listën nga keqbërës dhe përfitues të pamerituar. Është ky një kapërcim cilësor. Në
zgjedhjet e fundit PDK – ë ka humbur nga koalicioni kundër UÇK – së , VV – ë , Guxo ,
Alternativa , Donika Shvarci dhe Vojsa Osmani, në me krye Gjykata Speciale Raciste , me
bukuroshen Trandafilova. Për bindjen time Albin Kurti është në një udhëkryq të madh ku çdo
rrugë e futë në një labirint pa dalje. Këtu PDK – ë e ka shansin për rikthim që ta çojë lavdinë e
UÇK – së në vend. A do ta shfytëzojë këtë mundësi ? E shohim pas datës 9 shkurt. - LDK -ë : Renegatët Vojsa Osmani , Donika Shvarci , peci i Albinit , Haxhi Qamili dhe
kuislingët tjerë e gjymtuan LDK – ën për një bythë karrike . Tash mund të mbesin ne bythë të
zhveshura , pa pushtet , si vegla për punë të ndyra të Albin Babës. Votuesit e vërtetë të LDK –
së do I kthehen partisë prandaj LDK do ta ketë rritjen më të madhe. LDK – ë po e bënë fushatën
e strukturuar dhe të kombinuar , demokratike në pamje kurse provokimeve të Kurtit po iu
përgjigjet cep më cep dhe dhëmb për dhëmb . Ky agresivitet në përgjigje ndaj Kurtit dhe
ndërmarrjes së tij dhunuese po i mungon PDK -së e që është gabim. - AAK – NISMA: po bënë fushatë për 100.000 vota. Ramushi ka intuitë politike , e kapë
momentin në kohën e duhur dhe në vendin e duhur . Po gjenë lidhje dhe mundësi të jetë afër
amerikanëve , afër Trampit. Këtë e përdorë edhe gjatë fushatës . Mbase do të jetë përcaktues
për koalicionin e ardhshëm . Ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në luftën çlirimtare ,
përsëri do të luftonte nëse e lypë puna. Nëse nuk i ecën politika mund të bëjë karrierë
fenomenale në muzikë në duet me ….Pambuke Nagavcin. - Koalicioni për Familjen : E ka një klimë të favorshme për inkasim të votave të besimtarëve
dhe mbrojtësve të familjes sidomos pasi Trampi , pa ekuivoke tha se në Amerikë janë vetëm dy
gjini , mashkull dhe femër. Qëndrim fenomenal dhe i pakundërshtueshëm . Një infuzion
domethënës , i fuqishëm dhe i jashtëzakonshëm për Koalicionin për Familjen që ta kalojë
pragun duke kapërcyer ngjyrat e Ylberit.
Rezultatet e mundshme të përkthyera në deputetë :
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të dielë këto do të ishin rezultatet :
VV -ë , maksimalisht 34 deputetë.
PDK -ë , maksimalisht 26 deputetë.
LDK – ë , maksimalisht 24 deputetë
AAK – NISMA , maksimalisht 12 deputetë
Koalicioni për Familje , 4 – 6 deputetë. Marzha e lejuar e gabimit është plus – minus 3 përqind .
Deri në ditën e zgjedhjeve mund të ketë ndryshime në radhitje. Por , në asnjë rrethanë nuk e
shoh VV – në në qeveri e as Kurtin si kryeministër. Kosova do të vendoset me supe në mur , me
oferta të liga politike e cila do të dobësohet sa më shumë të kalojë koha. Do të jetë sukses i
jashtëzakonshëm nëse zhbëhet marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit dhe nëse ruhet
integriteti territorial i Kosovës. Në të kundërtën bashkimi me Shqipërinë është i pashmangshëm
. Për ta ruajtur paqen duhet të bëhemi gati për luftë. Këta që po qeverisin nuk janë as për paqe
e as nuk kanë k..e për luftë. I fusin patatet në furrë për t’ ua lënë të tjerëve në duar. Prandaj e
bëjnë kështu fushatën , për të mbijetuar pa rrezikuar asgjë. Do iu del e kundërta , as nuk do të
fitojnë , as nuk do të mbijetojnë e as nuk do të⁸ shpëtojnë. KA ZOT !