3.7 C
New York
Wednesday, November 12, 2025

Buy now

Votat e Mitrovicës, Bajrami: Kushdo që ka guxuar të prekë vullnetin e qytetarëve e ka vendin në burg

- Advertisement -

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se kushdo që guxon të prekë vullnetin e qytetarëve, duhet të përballet me ligjin dhe vendin e ka në burg.

Bajrami bëri këtë deklaratë lidhur me rastin në Mitrovicë, ku ka dyshime për manipulime me vota.

“I bëj thirrje urgjente KQZ-së, Prokurorisë, Policisë dhe institucioneve tjera ligjzbatuese të veprojnë dhe të qartësojnë gjithçka që ka ndodhur në Mitrovicë”, ka shkruar Bajrami në Facebook transmeton Klankosova.tv.

Ajo theksoi se nuk duhet dhe nuk guxon të kalojë si diçka normale një gabim i ashtuquajtur “teknik” në fletëvotime.

“Askush nuk duhet të frikësohet nga zbardhja e së vërtetës. Procesi elektoral është lënduar dhe duhet sa më shpejt të ketë përgjigje dhe përgjegjësi!”, përfundon reagimi i deputetës së LDK-së transmeton Klankosova.tv.

 

Të ngjashme

Të fundit