Për çmimin e më të mirit të vitit nga FIFA vota ka pasur edhe nga kombëtarja e Kosovës.
Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, selektori Primoz Gliha dhe gazetari Valon Konushevci kanë dhënë votat e tyre për këtë trofe.
Kapiteni Ujkani e ka renditur të parin Robert Lewandowski, Mohamed Salah si të dytin dhe Lionel Messi në pozitën e tretë, përcjell lajmi.net.
Primoz Gliha në anën tjetër votoi Lewandowskin për pozitën e parë, Benzema për të dytin dhe Jorginho për të tretin.
Konushevci vendosi Lionel Messin të parin, Lewandowskin të dytin dhe Jorginhon të tretin.