Home Opinione Vota për Lulzim Nikën, është votë për kontribuuesin e mbamendjes historike

Vota për Lulzim Nikën, është votë për kontribuuesin e mbamendjes historike

0
Vota për Lulzim Nikën, është votë për kontribuuesin e mbamendjes historike

Shkruan: Ramiz Lladrovci

Mësuesit e historisë, në shkollat tona, në parim, kanë qenë flakë e ndezur e atdhetarizmit, bashkë me mësuesit e arsimtarët e gjuhës shqipe, dijet që ua ka ofruar historia dhe gjuha shqipe e kishin për obligim ta shpërndanin te gjeneratat e reja.

Historiani dr. Lulzim Nika, është historian, i një kalibri si historianët që na mësuan se me kryengritje dhe me luftë, fitohet liria, por, duke ia shtuar komponentin e aleancës. Aleancat e kombit tonë, me Amerikën, më së miri i ka shtjelluar Luli në librat e tij dhe doktoratën.

Luli, përtej njohjes me të nga rinia e hershme, me dekada, lexoi, shpërndau dhe shtjelloi materie historike, dhe më në fund, gjurmoi nëpër bibliotekat e disa presidentëve amerikanë, lidhur me raportet e Amerikës me shqiptarët, në veçanti me Kosovën. Biografia e tij, ecën nëpër kazamatet serbe, angazhimi në rezistencën antiserbe, deri te mësues historie dhe studiues i përkushtuar i historisë tonë të re.

Në Amerikë, pas dekadave të gjurmimit të vazhdueshëm, zyrtarisht i ka mbledhur e përmbledhur në disa vepra. Aty ne gjejmë shkëndijat e krijimit të opinionit amerikan për domosdonë e lirisë tonë, pikënisjeve humanitare përball situatave të krijuara, luftën e shenjtë të UÇK-së për çlirim, e deri te fillimi i bombardimeve të caqeve ushtarake serbe.

Pse prania e Lulit në Kuvendin e Kosovës është me vlerë për Drenasin, Drenicën dhe vet Kuvendin?
Luli është i prerë, nuk negocion me fakte, i njeh rrjedhat e historisë tonë të re dhe vendimet një shekullore të lidhura me Kosovën dhe kombin, ai i njeh edhe pasojat e vendimeve të këqija. Luli, do të kujdeset të jetë zë i çiltër atdhetar, zë i sakrificës së Drenasit, Drenicës dhe krejt Kosovës, zë i të drejtës tonë, zë i miqësisë historike me Amerikën, zë i arsmidashësit e atdhetarit.

Vota për Lulin, do të jetë votë për të drejtën tonë brenda gjirit të shteteve demokratike e vlera euro-atlantike. Kjo do të ishte mirë për Drenasin, për Kosovën dhe kombin. Dr. Lulzim NIka, krejt jetën është në drejtimin e duhur dhe punon vazhdimisht për Kosovën ma mirë.

#PDK131
#BedriHamza1
#MemliKrasniqi2
#LulzimNika96

Exit mobile version