8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Vonesat në përkthim të dokumentacioneve gjyqësore – kërkohet nga Specialja që të mos ketë vonesa

- Advertisement -

Si vazhdimësi e shkeljeve procedurale, po vlerësohet vonesat në dorëzimin e aktgjykimit në gjuhën shqipe në rastin e ish eprorit të UÇK-së, Pjetër Shala. Për këto çështje kaq të rëndësishme për palët, kërkohet që të kujdeset Gjykata Speciale.

Në gjykatore ngritën si shqetësim mospajisjen me aktgjykimin në gjuhën shqipe.

Kjo sipas ekipit të ish eprorit të UÇK-së, Pjetër Shala, po ua pamundëson edhe apelimin e vendimit që Shalën e shpallë fajtor për krime lufte, duke e dënuar me 18 vite burgim.

Për këto çështje të përkthimeve, kërkohet të kujdeset Gjykata Speciale që të mos ketë vonesa të paarsyeshme.

“Është e domosdoshme sidomos për mbrojtjen e të akuzuarit që ta kenë të përkthyer komplet, tërësisht dhe në mënyrë zyrtare vendimin apo aktgjykimin e shkallës së parë. Mendoj që Gjykata duhet me u përkujdes që dokumentacioni gjyqësor të përkthehet sa më shpejtë që është e mundshme për palët”, ths Bekim Blakaj nga HLCK.

Vonesat e tilla vlerësohen si shkeljet e radhës nga ana e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

“Është një vazhdimësi e shkeljeve procedurale nga ana e Gjykatës së Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe për çudi institucionet janë indiferente, ato kosovare që kanë nxjerrë një ligj për formimin e këtyre Dhomave. Konsideroj se shkelja e tillë është e karakterit absolut dhe shpresoj që në të ardhmen nuk do të përsëritet”, tha avokati Kadri Osaj.

Pas ankesës së mbrojtjes, Zyra e Prokurorit të Specializuar, deklaroi se deri në fund të tetorit do të bëhet publik verzioni përfundimtar i aktgjykimit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit