15.1 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Von der Leyen viziton sot Tiranën

- Advertisement -

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të vizitojë Tiranën ditën e sotme, me një agjendë të ngjeshur takimesh.

Von der Leyen pritet të mbërrijë në kryeministri në orën 15:00 ku do të zhvillojë një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Pas takimit, Rama dhe Von der Leyen do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Rreth orës 17:00, ata do të marrin pjesë edhe në ceremoninë e hapjes së Kolegjit të Europës.

Pas Tiranës, presidentja e Komisionit Evropian do ta vizitojë edhe Prishtinën. Sipas njoftimit, ajo të shtunën do të arrijë në Kosovë dhe do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit