Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka udhëtuar për në Beograd.
Von der Leyen është pritur me lule në aeroport nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Mirë se erdhe, Ursula von der Leyen. Na presin bisedime gjithëditore në të cilat do t’i shpreh çdo lloj mirënjohjeje BE-së për ndihmën dhe mbështetjen që na ka dhënë, me shpresën se Serbia do të ketë forcën për të përmbushur detyrimet e anëtarësimit dhe për t’u bërë pjesë e familjes evropiane. Kombeve.” – ka shkruar Vuçiq në Instagram.
Von der Leyen do të takohet dhe me kryeministren Ana Bërnabiq.
Von der Leyen ishte për vizitën edhe në Kosovë, ku kërkoi që Kosova të zbatojë Asociaiconin, ndërsa Serbia njohjen de-facto të Kosovës.