Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është takuar me kryeministrin Albin Kurti në Athinë.
Ajo ka shkruar se është diskutuar nevoja për depërshkallëzim të tensioneve në veri dhe që Kosova me Serbinë të kthehen në dialog.
“Diskutova me kryeministrin Albin Kurti nevojën e de-përshkallëzimit të tensioneve në veri të Kosovës, ri-angazhimit në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe zbatimin e marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Është jetike të rrëzohen barrierat në rajon dhe Ballkani Perëndimor të afrohet drejt BE-së”, ka shkruar kryekomisionerja në Twitter.