Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula Von der Leyen, e ka quajtur të tmerrshëm sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Von der Leyn ka thënë se momentalisht janë duke procesuar informatat dhe po presin hetimin e plotë në mënyrë që t’i ndërmarrin të gjitha hapat në bashkëpunim me të gjitha vendet e BE-së.
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se e kanë dënuar fuqishëm sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe po presin gjithashtu hetim të plotë të ngjarjes.
“Kemi dënuar edhe aktivitetet që kemi parë në veri të Kosovës, duke sulmuar institucionet dhe njerëzit. Ne këtë nuk do ta pranojmë dhe kjo është e qartë për të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Ne kërkojmë hetim të plotë të ngjarjes nga autoritetet kosovare po ashtu kërkojmë edhe nga autoritetet serbe që të bashkëpunojnë. Ballkani Perëndimor ka nevojë për zhvillime paqësore”, ka thënë ai.