0.8 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Von der Leyen bisedon me Kurtin: Theksova nevojën urgjente për kthim në dialog

- Advertisement -

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka zhvilluar sot një bisedë me kryeministrin Albin Kurti, me ç’rast kanë diskutuar për situatën në veri të Kosovës.

Në një postim në Twitter, Von der Leyen bën të ditur se gjatë kësaj bisede, ka theksuar nevojën për depërshkallëzim të situatës dhe kthimin në dialog.

“Bisedova me kryeministrin Albin Kurti këtë mëngjes. Theksova nevojën urgjente për deskalim dhe kthim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, ka shkruar ajo.

Von der Leyen gjithashtu shtoi se gjatë ditës së sotme do të bisedojë edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit