2 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Von Cramon: Vështirë që Kosova do avancojë drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës

- Advertisement -

Ajo, duke folur në një emision me emrin “Slobodno srpski”, deklaroi se Kosova vështirë se mund të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, sidomos për shkak të mos-zbatimit të vendimit për Manastirin e Deçanit dhe deklarimet publike të liderëve kosovarë se nuk do të ecin tutje me këtë vendim.

“Mungesa e vullnetit politik për të ecur përpara me të, madje edhe kundërshtimi i anëtarëve të Këshillit të Evropës duke u thënë se kjo qeveri nuk do ta bëjë, nuk ua lehtëson anëtarëve të Këshillit të Evropës që të ecin përpara me aplikimin”, ka thënë Von Cramon.

“Ky është vetëm një rast, por që nuk duhet nënvlerësuar, sepse liria e besimit dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese merren shumë seriozisht nga Këshilli i Evropës”.

Von Cramon ka folur sërish për planin franko-gjerman, që u përkthye në Marrëveshje për Rrugën Drejt Normalizimit të Raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Tha se “është një propozim i mirë dhe shpresoja se do të ishte baza për zbatim të shpejtë, sidomos pasi Aneksi i Ohrit lejon secilën palë të zbatojë pjesën e vet”.

Por, Cramon pohoi se “nuk shoh vullnet për të zbatuar, por vullnet për të pritur derisa pala tjetër të hedhë hapin e parë”.

Ajo ka folur edhe për masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Deklaroi se e kupton arsyen përse janë vendosur, por gjithashtu edhe perspektiven e Kosovës që ato duken të padrejta.

“Ajo që kuptova nga njerëzit që ishin shumë të përfshirë, është një zhgënjim i madh se si kryeministri (Albin Kurti), se si qeveria (e Kosovës) u mor me këtë krizë në fund të majit. Nuk u shkaktua nga faktorë të huaja, por u shkaktua kryesisht nga keqmenaxhimi vendas. Makina të blinduara para ndërtesave të komunës, ndërtesave të banimit, kopshteve, kështu që kur isha aty, flisja me njerëz dhe isha shumë e hutuar dhe e irrituar nga ato masa të ashpra”, ka kritikuar Cramon.

Foto nga intervista e Viola von Cramon

Sipas saj, Qeveria e Kosovës duhet të tregojë se është realisht e interesuar që t’i afrojë serbët, pavarësisht nëse ata jetojnë në Veri, në Jug apo diku tjetër.

“Mendoj se është në interesin tonë që të mbetemi një shoqëri multietnike dhe që çdo qytetar të ketë të drejtën në gjuhë, në arsim, në shëndetësi, pasaporta etj. Pra, për mua ky është një parim, dhe atëherë duhet të shohim edhe në Veri, për njerëzit që jetojnë atje, që politikanët të punojnë në emër të tyre, në interes të tyre”.

“Prandaj, ajo që na duhet këtu është më shumë diversitet, na duhen më shumë oferta nga qytetarët për t’u bërë politikanë, na duhen më shumë parti, na duhet më shumë pluralizëm këtu, që edhe njerëzit të vendosin nëse një parti si Lista Serbe vendos të tërhiqet nga institucionet, por ndoshta të tjerët nuk janë dakord me këtë, se edhe ju keni konkurrencë mes këtyre politikanëve këtu dhe unë padyshim që shoh përparim këtu”.

“Unë shoh disa njerëz që vijnë dhe thonë se kjo është e ardhmja jonë, vendi ynë, ne kujdesemi për të dhe duam të marrim përgjegjësi”, pohoi Von Cramon.

E pyetur nga prezantuesi nëse Kosova është bërë vërtet një shoqëri multietnike dhe a është e mundur të ekzistojë pa serbë, ajo u përgjigj negativisht.

“Jo. Kjo nuk është e pranueshme, sepse kur Bashkësia Ndërkombëtare mbështeti popullin e Kosovës, ishte e qartë se ky vend duhet të jetë, të bëhet dhe të mbetet një vend multietnik, një vend demokratik multietnik, një vend i larmishëm, dhe kjo është në Kushtetutë, dhe kjo është marrëveshja me bashkësinë ndërkombëtare, kështu që është në interesin tonë që këto kritere t’i mbajmë në vend”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit