Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar pas videos së publikuar nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ku shihet nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq në krye.
Von Cramon ka pyetur zyrtarët e Bashkimit Evropian , duke etiketuar Joseph Borrell Oliver Varhlelyi dhe Ursula Von Der Leyen se kur Bashkimi Evropian do të sanksionojë këta persona ashtu siç kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ngrirja e aseteve, llogarive bankare dhe pengimi i tyre (ka nja dy kriminelë të tjerë) që të udhëtojnë në vende? Ky do të ishte të paktën një fillim (siç bëri SHBA disa kohë më parë).”, ka shkruar ajo në platformën X.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka publikuar pamje ku shihet Milan Radojçiq, nënkryetar i Listës Serbe, po ashtu pjesë edhe e Listës së Zezë të ShBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Sveçla ka thënë se Radojçiq ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.
When do finally start sanctioning these guys here? Freezing assets, bank accounts and prevent them (there are a couple of other criminals) from traveling to 🇪🇺 countries? This would be at least a start (like the US did some time ago).@JosepBorrellF @vonderleyen @OliverVarhelyi https://t.co/rH0mIgY4Ao
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) September 26, 2023