Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka shprehur keqardhjen e PE-së, për refuzimin e Listës Serbe që të marrë pjesë në zgjedhjet e planifikuara në veri të Kosovës, duke u bërë thirrje që të dorëzojnë listën pa vonesë.
Von Cramon po ashtu u ka nisur një letër autoriteteve të Kosovës të bashkë-nënshkruar me deputetin socialdemokrat Tijs Rauten, ku u bëjnë thirrje për “fleksibilitet dhe t’i bëjnë thirrje Listës Serbe që të dorëzojë listat e kandidatëve pa vonesë”, edhe pse afati i fundit për kandidatët për të marrë pjesë në zgjedhje ka skaduar.
Në letren që Von Cramon e ka publikuar në një postim në Twitter, shkruhet poashtu se neni 7 i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, i obligon të dyja palët që të sigurojnë një nivel të duhur të vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë.
“Zgjedhjet janë një shans kyç për popullin e veriut të Kosovës për të siguruar vetëqeverisje përmes ushtrimit të të drejtave të tyre demokratike. Mospjesëmarrja në zgjedhje do t’i privonte popullit të Kosovës veriore nga e drejta e tyre për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre që do të punojnë për të ndërtuar një e ardhme më e mirë për komunitetin e tyre,”- shkruhet në letër.
Në postimin e saj, Von Kramon u ka bërë thirrje edhe të gjithë akterëve relevantë në Serbi dhe Kosovë që të tregojnë përkushtimin e tyre ndaj marrëveshjes së arritur më 27 shkurt dhe Aneksit, me fjalë dhe me vepra.
“Na vjen keq shumë për refuzimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës dhe i bëjmë thirrje që ta dorëzojnë listën e tyre zgjedhore pa vonesë. U bëjmë thirrje të gjithë akterëve relevant në Serbi dhe Kosovë që të tregojnë përkushtimin e tyre ndaj Marrëveshjes së 27 shkurt dhe Aneksit me fjalë dhe me vepër,”- ka shkruar Von Kramon.
We deeply regret the #SerbList refusal to take part in the elections in the north of #Kosovo and urge to submit its electoral list without delay.
Appeal to all relevant actors in 🇷🇸 & 🇽🇰 to demonstrate commitment to the Agreement of 27 February & Annex in both words and action. pic.twitter.com/8goVpgd2pj
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) March 23, 2023