Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, e ka kritikuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pasi ai kishte krahasuar atë me nazistët.
Von Cramon ka thënë se këto deklarime tregojnë dobësinë e regjimit autokratik të Vuçiqit dhe se qytetarët e Serbisë meritojnë më mirë.
“Aleksandar Vuçiq e di se jam mikja më e mirë e Serbisë demokratike. Kështu, që të gjithë që kontribuojnë për ta demokratizuar Serbinë dhe ta sjellë më afër BE-së, janë të mirëpritur në Parlamentin Evropian. Duke më krahasuar mua me Nazistët e 1943, ai tregon dobësinë e regjimit të tij autokratik. Për të ardhur keq, qytetarët e Serbisë meritojnë më mirë”, ka shkruar Von Cramon në platformën “X”.
Vuçiq deklaratën e kishte dhënë në një intervistë për “Prva TV”.