2 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet sot G7-ës

- Advertisement -

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të bëjë thirrje për dërgimin e më shumë armëve të rënda kur ai t’i drejtohet grupit të G7-ës.

Zelensky tha se shtyrja e dërgesave të armëve ishte “një ftesë për Rusinë për të goditur përsëri”.

Ai bëri thirrje gjithashtu për sisteme të mbrojtjes ajrore dhe sanksione të reja ndaj Rusisë, raporton BBC.

“Partnerët duhet të lëvizin më shpejt nëse janë vërtet partnerë, jo vëzhgues”, u shpreh ai.

Lufta në Ukrainë është në krye të agjendës së G7 dhe kombet pritet të premtojnë mbështetje të mëtejshme ushtarake për Kievin dhe më shumë sanksione ndaj Moskës.

Udhëheqësit perëndimorë po përpiqen të paraqesin një front të bashkuar, me kancelarin gjerman, Olaf Scholz që tha se sulmet me raketa ruse treguan se ishte “e drejtë të qëndronim së bashku dhe të mbështesim ukrainasit”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit