Mund të duket si një blasfemi por siç provoi që butonët me prekje në Touch Bar të MacBook Pro nuk ishin një ide e mirë, e njëjta vlen edhe për makinat.
Sipas Autocar, makina koncept elektrike ID.2all e Volkswagen tashmë ka një ndërfaqe të brendshme të përditësuar ku ndryshimi më i dukshëm është zëvendësimi i butonave me prekje me butonë fizikë poshtë ekranit qendror.
Sipas dizajnerit të brendshëm të Volkswagen, kjo do të jetë qasja e re që do të aplikohet për të gjitha modelet, veçanërisht në Europë ku konsumatorët kanë kërkuar më shumë butona fizikë.
Gjatë konferencës së lançimit të Tiguan në Qershor, CEO i Volkswagen Thomas Schafer tha se konsumatorët kishin kritikuar përdorimin e kontrolleve me prekje, veçanërisht në Golf Mk8.
Ai shkoi aq larg sa të thoshte se adoptimi i butonave me prekje kishte dëmtuar besnikërinë e konsumatorëve.
ID.2all është i bazuar në platformën e përditësuar MEB të Volkswagen për makinat elektrike me motorë 223HP dhe mund të arrijë 100km/h nën 7 sekonda.
Makina mund të përshkojë 450km me një karikim të vetëm dhe do të shitet për 25 mijë euro kur të mbërrijë në Europë në 2025. /PCWorld Albanian/