Home Auto-Tech Auto Volkswagen prezanton konceptin e makinës së ardhshme elektrike për entuziastët ID.GTI

Volkswagen prezanton konceptin e makinës së ardhshme elektrike për entuziastët ID.GTI

0

Linja ID e Volkswagen është mjaftueshëm e pasur me makina nga modelet ID.2 tek ID.4 Crossover por pyetja që shumë kanë bërë është ku janë modelet për entuziastët?

VW i është përgjigjur kësaj pyetje me ID.GTI Concept, një makinë elektrike e cila pritet të hyjë në prodhim.

Ngjashëm me modelin origjinal GTI, është një makinë sportive dhe kompakte. Për nga përmasat është më e shkurtër sesa Golf GTI por e lartë në të njëjtën kohë me më shumë hapësirë të brendshme.

ID.GTI është bazuar në ID.2 all compact duke shtuar disqe 20-inç, difuzor të pasëm, një grilë të re, grafika me vija, drita LED për mjegullën dhe elementë aerodinamikë para, pas dhe anash trupit të makinës.

ID.GTI do të ketë edhe më shumë performancë por VW nuk ofroi detaje. ID.2all vjen me motor elektrik 223 kuaj fuqi, mjaftueshëm për të arritur nga 0-100km/h në 7 sekonda dhe të përshkojë distancë prej 450km me një karikim të vetëm.

VW tha se ID.GTI do të ofrojë një diferencial frontal të kontrollueshëm në mënyrë elektrike me kontroll të tërheqjes njëlloj si Golf GTI.

Në pjesën e brendshme makina ka ndenjëse sportive, timon sportiv, ekran 10.9-inç instrumentesh dhe ekran 12.9-inç infotainment.

Gjithashtu ka ekran AR që projekton informacione si shpejtësia po rruga për drejtuesin dhe pasagjerin. Një buton i veçantë GTI aktivizon skemën e kuqe të dritave.

Volkswagen tha se do të prodhojë ID.GTI por nuk dha afat se as çfarë çmimi pritet të ketë. Kujtojmë se ID.2all kushton 30 mijë dollarë dhe do të dalë në shitje në 2025. /PCWorld Albanian/

Exit mobile version