Brendi i njohur Volkswagen do ta integrojë chatbotin me Inteligjencë Artificiale, ChatGPT në sistemin info-argëtues te disa prej modeleve të kompanisë.Volkswagen do ta debutojë këtë risi në panairin CES të këtij viti në Las Vegas.
Chatboti do të integrohet në asistentin aktual VW, IDA, i cili mund t’u përgjigjet pyetjeve dhe kërkesave të thjeshta si ndryshimi i temperaturës ose vendosja e një destinacioni në sistemin e navigimit.
Prodhuesi gjerman i automjeteve thotë se chatbotI nuk fiton asnjë akses në të dhënat e automjetit dhe se pyetjet dhe përgjigjet fshihen menjëherë për të siguruar “nivelin më të lartë të mbrojtjes së të dhënave”.