6.9 C
New York
Tuesday, October 28, 2025

Buy now

Volejbollistja që u suspendua për shkak të “gjinisë” akuzon federatën për diskriminim: Jam 100 për qind femër

- Advertisement -
Volejbollistja braziliane e ekipit të Dinamos, Nayara Ferreira, ka reaguar pas suspendimit të saj, pasi Federata Shqiptare i ka kërkuar të vërtetojë gjininë përmes analizës së gjakut.

Ajo mes lotësh, tregoi se po kalon një situatë shumë të vështirë, në karrierën e saj sportive.

“Kjo është një situatë shumë e vështirë për mua. Është hera e parë që përjetoj diçka të tillë në gjithë karrierën time. Luaj volejboll që nga mosha 12-vjeçare,” ka deklaruar ajo. “Jeta ime është private dhe unë jam person që i mbaj gjërat për vete. Ajo që po ndodh tani me mua është diskriminim. Nuk e pranoj këtë. Nuk më kanë dhënë asnjë arsye ligjore pse e bënë këtë. Kur pyeta një zyrtar të federatës, më tha se ‘është dokument privat’. Po çfarë është private për dikë tjetër në lidhje me jetën time?”, deklaroi ajo në një intervistë për Top Channel.

Brazilianja theksoi se ndihet e shkatërruar nga mënyra si është trajtuar dhe se gjatë gjithë karrierës ka luajtur në shumë vende pa u përballur kurrë me diçka të tillë.

Ferreria shtoi se është “100 për qind grua” dhe nuk ka pse të dëshmojë këtë para askujt.

“Jam 100% femër, dhe kjo është diçka që nuk kam pse ta shpjegoj. Ju vetëm keni parë si vishem, fizikun tim, flokët, tatuazhet. Ajo që keni bërë është diskriminim. Nuk e di si mund të flejë i qetë presidenti i federatës suaj me këtë në ndërgjegje. Nuk kam fjetur, nuk kam ngrënë, nuk kam pirë as ujë. Prandaj, faleminderit Federatës Shqiptare që ma bëtë këtë,” tha ajo me ironi.

Në fund të kësaj interviste, u shpreh se e vërteta do të dalë në dritë dhe se nuk ka asgjë për të fshehur.

Në mediat shqiptare ditë më parë u raportua për suspendimin e Nayara Ferreiras, me kërkesë të Federatës Shqiptare të Volejbollit, në pritje të verifikimit të dokumentacionit të saj.

Të ngjashme

Të fundit