15.9 C
New York
Tuesday, March 11, 2025

Buy now

Volejboll, Serbia tutet sërish të përballet me Kosovën

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës U18 në volejboll ka kaluar në fazën e dytë, duke triumfuar në tavolinë ndaj Serbisë në grupmoshat U18.

Këtë e ka konfirmuar për “Klan Kosova”, sekretari i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Valon Nikqi, i cili theksoi se ndeshja është regjistruar me rezultat zyrtar në favor të volejbollistëve kosovarë.

Nikqi ka thekuar se Serbia nuk u paraqit me arsyetimin se disa lojtarë të tyre janë me temperaturë.

“Serbia nuk ka dalë, po jemi duke e pritur arsyetimin zyrtar. Në bazë të informacioneve që kemi, arsyetimi është se disa lojtarë te tyre janë me temperaturë”, ka thënë Nikqi.

Kështu Serbia edhe njëherë tjetër nuk ka ‘guxim’ të ballafaqohet me volejbollistët kosovarë, ani se kjo gjë ka ndodhur edhe në sportet e tjera.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit