10.2 C
New York
Friday, May 23, 2025

Buy now

Vokrri thotë se deklarata e tij u deformua, tregon pse e përmendi shefin e BE-së: Nuk distancohem

- Advertisement -

Zëvendësministri në detyrë i Administrimit dhe Pushteti Lokal, Arbër Vokrri, ka thënë se deklarata e tij ku ai ka akuzuar ndërkombëtarët për nxitje të trazirave në veri të vendit është deformuar.

Ai ka thënë se kjo është bërë qëllimshëm për siç ka thënë ai, për t’u larguar nga montonia e kohëve të fundit apo me qëllim mu në ditën që Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas erdhi në Kosovë dhe tha njoftoi se janë heq disa masa ndaj Kosovës.

“Ndoshta patën nevojë disa prej medieve me dal nga ajo montoni disa muajsh, ose ndoshta një pjesë e mediave të opozitës dhe jo vetëm mediat ta gjejnë ditën e sotme kur znj. Kaja Kallas vizitoi Kosovën ku paralajmëruar heqjen e masave të Kosovës, ta deformojnë një pjesë të deklaratave të mia. Unë i ftoj të gjithë ata që janë të interesuar se çfarë kam deklarua unë edhe të shikojnë në Facebook-un tim për me kuptua se çfarë është fjala”, ka thënë Vokrri në emisionin “InfoNata”.

Ai ka thënë se deklarimi në KTV është bërë pas insistimit për kritikat që ndërkombtarët po i bëjnë Qeverisë së Kosovës për veprimet në veri ka sjell një shembull personal.

I pyetur për distancimet që kanë bërë zyrtarët e kësaj partie ai ka thënë se nuk ka se për cfarë të diskutohet.

Por, Vokrri është cituar se ndër fajtorët që ka bërë për nxitje të krizës në veri ka qenë edhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

Për këtë ka thënë se nëse Orav takon njerëz që kanë marr pjesë në protestat e dhunshme dhe nuk i takon përfaqësuesit legjitim të shumicës së serbëve në institucionet e Kosovës, nuk i kontribuon shteensjonimit të situatës.

“Qëndrimi im është se nëse z.Orav i takon vetëm një pjesë, një pakicë që nuk është reprezentative në veri e të cilët në vazhdimësi bëjnë probleme, marrin pjesë në protesta të dhunshme ku janë lëndua ushtarët e KFOR-it dhe në njërën anë i injoron shumicën serbe që i ka përfaqësuesit legjitim në institucionet e Kosovës, atëherë ndoshta edhe kjo nuk i shërben ruajtjes së paqes apo procesit të shteensionimit. Ky është qëndrimi im dhe nuk besoj se kam nevojë me u distancua”, ka thënë Vokrri.

Të ngjashme

Të fundit