5.1 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Vokrri: Lista Serbe ka filluar të flas për nisjen e peticionit për largimin e kryetarëve

- Advertisement -

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri deklaroi se ka informata nga tereni se Lista Serbe ka filluar që të flas me qarqet e saj, për nisjen e një peticioni për largimin e kryetarëve nga komunat veriore të vendit.

Madje Vokrri për këtë tha se Lista Serbë po e shfrytëzon procedurën ligjore për inicim të kryetarëve të tanishëm, por që ai beson se nuk do të arrijnë as 20 për qindëshin e nënshkrimeve të qytetarëve.

“Unë kam informata të pakonfirmuara por duke qenë në teren në veri se Lista Serbe ka filluar që të flas në qarqet e saj për nisjen e peticionit dhe ata janë në pritje të një qartësie për këtë marrëveshjen, pra mes nesh dhe Republikës së Serbisë. Se si do të jetë ecuria e mëtejme, a do të ketë implementim apo çfarë do të ndodh dhe nëse e marrin sinjale nga Beogradi, ata mund të fillojnë edhe me organizim të peticionit”.

“E di që brenda qarqeve të Listës Serbe kjo është duke u bërë, unë e di që edhe pse ua kemi dhënë hapësirën demokratike kujt do, edhe Listës Serbe që ta shfrytëzoj procedurën ligjore për inicim të largimit të kryetarëve, qytetarët e veriut nuk janë të dëgjueshëm dhe nuk besoj që do ta arrij 20 për qindëshin e këtyre nënshkrimeve”, shtoi Vokrri në emisionin “Ditari” në Tëvë1./

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit