6.8 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Vokrri: Lista Serbe e ka kuptuar se ka humbur betejën mbi sundimin e qytetarëve në veri

- Advertisement -

Zëvendësministri i Pushtetit dhe Administrimit Lokal, Arbër Vokrri, ka thënë se Lista Serbe e ka kuptuar se ka humbur betejën mbi sundimin e qytetarëve serb në veri, prandaj ka bërë thirrje që të bojkotohet votimi për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat veriore më 21 prill.

Vokrri në emisionin “InfoNata”, ka thënë se kjo parti tani thirrjen e bërë po përpiqet ta paraqesë si një deklaratë që shpreh vullnetin e qytetarëve.

“Ndonëse me vonesë, Lista Serbe e ka kuptuar se nuk mund ta fitojë këtë betejë pra t’i mbajë në sundimin e saj qytetarët serb dhe të shfaqet si i vetmi përfaqësues politik i komunitet serb në Kosovë. Tani tenton që mosdegjueshmërinë e qytetarëve ndaj këtij subjekti ta paraqesë si kur një farë deklarimi i vullnetit të serbëve për ta dëgjaur Listën Serbe dhe mos ta shfrytëzuar hapësirën demokratike që të deklarohen për çështjen në fjalë”, ka thënë Vokrri.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës përmes udhëzimit administrativ u ka ofruar mundësi ligjore të gjithë qytetarëve në veri që përmes votës demokratike të shprehen nëse duan që kryetarët aktualë të shkarkohen.

Vokrri ka thënë se Lista Serbe nuk dëshiron të mësohet me demokracinë dhe vazhdon ta përdorë shantazhin dhe kërcënimin ndaj qytetarëve.
“Duke se Lista Serbe s’mund të mësohet me demokracinë, fatkeqësisht vazhdon ta përdorë shantazhin, kërcënimin ndaj qytetarëve serb me qëllim që ta pengojë integrimin e tyre në institucionet e Kosovës”, ka thënë ai.

Vokrri është shprehur i bindur se votimi për shkarkimin e kryetarëve do të dështojë.

Votimi për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri të Kosovës do të mbahet më 21 prill.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit