16.3 C
New York
Friday, May 23, 2025

Buy now

Vokrri e pranon se u shkoi letër autoriteteve siriane për njohjen e Kosovës: MPJD dhe Presidenca s`kanë dërguar

Zëvendësministri në detyrë i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, e ka pranuar se u ka shkruar letër autoriteteve të Serbisë për njohjen e Kosovës.

Duke u munduar të arsyetoi këtë veprim jo serioz, ai ka thënë se nuk i ka shkruar drejtpërdrejt ministri së jashtme të Sirisë, por disa personave të afërt me ta.

Në emisionin “InfoNata” në Tëvë1, ai e ka pranuar se nuk është kompetent për këtë çështje.

Nuk jam kompetent me dërgua letër që do të duhej ta bënë MPJD, por përmes kontakteve që kam me shqiptarë të Sirisë e që janë të tri gjeneratave”, ka thënë ai

Ai ka treguar se si e ka bërë një gjë të tillë.

Përmes kontakteve, jo përmes pushtetit aktual atje, por me persona që kanë komunikuar me ta dhe iu kam thënë që ta shikojnë mundësinë për njohjen e Republikës së Kosovës. Kjo nuk ka qenë kërkesë formale”, ka thënë Vokrri.

Ai e ka pranuar se ajo ka qenë letër e shkruar.

“Unë i kam shkruar letër një personi, që ai mandej qat letër e ka këqyrë dhe ka thënë: kështu po mendon dikush prej Kosovës”, është shprehur ai.

Kur gazetari i thotë se letra ka qenë në cilësinë e zëvendësministrit të pushtetit lokal, Vokrri e ka pranuar.

“Po, me siguri qashtu i ka thënë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, ai ka treguar se deri me tani askush prej Kosovës nuk e ka kërkua njohjen nga Siri.

Nuk i është dërguar ndonjë letër e zyrtare nga cilido institucion i Republikës së Kosovës, se paku deri para disa ditëve kur kam qenë në komunikim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe me këshilltarët e presidencës për këtë çështje”, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit