21.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Vokrri: Disa burokratë në Bruksel dhe më larg, s’po mund të adaptohen me situatën e re në veri

- Advertisement -

Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka thënë se Policia e Kosovës nuk ka arsye për të mos vepruar kur ka informacione për lokacione që janë përdorë nga grupet terroriste në veri të vendit.

Ai këtë e ka thënë kur është pyetur për reagimin e ndërkombëtarëve lidhur me aksionet e fundit të Policisë së Kosovës.

Por, Vokrri ka thënë se disa burokratë në Bruksel dhe më larg nuk po mund të adaptohen me situatën e re të krijuar në veri të vendit.

“Reagimet e ndërkombëtarëve janë një farë lloj simptomi i një vonese të adoptimit të disa burokratëve në Bruksel e më larg me realitetin e krijuar të ri dhe me vet vullnetin e qytetarëve serb në veri. Po shihet se një pjesë e burokratëve të perëndimit po e kanë vështirë me u adaptua me gjendjen e re, sepse janë mësuar me barazuar qytetarin serb me Radoiçiqin e të tjerët”, ka thënë ai.

Vokrri ka thënë se situata e re është se nuk ka më defilim të grupeve terroriste, s’ka barrikada e as mundësi për tu vendosur më. Ai thotë se as frikësimi ndaj qytetarëve serb nga grupet ekstreme më nuk është si më parë.

Aksioni i fundit për mbylljen e disa pikave të Bankës Postare të Kursimeve në veri ngjalli reagime të mëdha nga BE dhe ShBA.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit