-1.3 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Vojvoda ndërron klub, por jo edhe ligën, nesër zyrtarizimi

- Advertisement -

Me vetëm gjashtë muaj të mbetur në kontratën e tij aktuale me Torinon, dhe pas negociatave që nuk dhanë fryt, Mërgim Vojvoda ka zgjedhur rrugën e largimit.

Mbrojtësi i djathtë kosovar mund të quhet lojtari më i ri i Comos, i cili drejtohet nga Cesc Fabregas.

30-vjeçari ka pesë vite të kaluara me Torinon, dhe kështu ka një përvojë goxha të mirë në Serie A.

Me Comon, Vojvoda do të nënshkruajë kontratë trevjeçare e gjysmë, njofton gazetari Gianluca di Marzio.

Ndërkohë “Sky Sport” bën me dije se lojtari kosovar nesër do të nënshkruajë kontratën e tij me Comon dhe ditëve të ardhshme edhe do të prezantohet nga klubi.

Gjatë karrierës së tij, Vojvoda kishte luajtur edhe për Standard Liege në Belgjikë, derisa ka kaluar edhe ca periudha të shkurtëra në huazim në klube të ndryshme, po në këtë shtet.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit