Kombëtarja e Kosovës po mban konferencën zyrtare për media, para ndeshjes ndaj Suedisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.
Bashkë me përzgjedhësin Franco Foda, në konferencë u paraqit edhe Mërgim Vojvoda.
“Nesër duhet me tregu që jemi më të uritur se Suedia, edhe kjo ka me qenë pika kryesore nesër. Ne e dimë se i kemi humbur tri pikë, nuk janë 6 apo 10. Kemi mundësi hala për me u kualifiku. Sa të ka gjasa duhet me luftu me mundësitë tona”, tha Vojvoda.
Kosova përballet me Suedinë nesër nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.