7.9 C
New York
Thursday, November 13, 2025

Buy now

Vojvoda: Do të luajmë si në finale – ndaj Sllovenisë shkojmë vetëm për fitore

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon përgatitjet me intensitet të lartë për ndeshjen e parë vendimtare të këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026, që do të zhvillohet të shtunën kundër Sllovenisë në stadiumin “Stožice” në Lubjanë.

Në stërvitjen e sotme, përzgjedhësi Franco Foda ka vazhduar punën në aspektin taktik, me theks të veçantë në tranzicionin e lojës mes reparteve. Të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë fizike dhe gati për sfidën që pritet të jetë vendimtare për fatin e “Dardanëve”.

Atmosfera në kampin e Kosovës është shumë pozitive dhe besimi për një rezultat të madh është i lartë. Pas seancës stërvitore, mbrojtësi Mërgim Vojvoda ka folur për mediat, duke theksuar se Kosova do të hyjë në fushë vetëm me synimin për fitore.

“Grupi është duke stërvitur shumë mirë, jemi gati për lojë. E dimë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe po e presim me padurim të shtunën. Është një ndeshje si finale dhe secili prej nesh dëshiron të fitojë. Ia dimë aftësinë Sllovenisë, prandaj edhe po përgatitemi shumë mirë. Do të luajmë si në një finale dhe do të shkojmë për tri pikë. Një pikë është e mirë, por kur hyn në fushë luan për fitore dhe ne po shkojmë për fitore,” – tha Vojvoda.

Ndeshja kundër Sllovenisë është vendimtare për “Dardanët”, të cilët me një fitore do të siguronin pjesëmarrjen në “play-off” dhe do të mbeteshin në garë për kualifikim direkt në Kampionatin Botëror 2026.

Të ngjashme

Të fundit