3.4 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Vogel: Pa e çuar Statutin e Asociacionit në kushtetuese vështirë për Kosovën të anëtarësohet në KiE

- Advertisement -

Eksperti nga Këshilli për Politika dhe Demokratizim në Bruksel, Toby Vogel, ka thënë se Perëndimi po përpiqet ta përdorë anëtarësimin në Këshillin e Evropës si presion mbi Qeverinë e Kosovës për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai nuk e përjashton mundësinë që ndonjëri prej vendeve të QUINT-it ta shtyjë votimin në Këshillin e Evropës.

“Ajo që mund të bëjë Kosova, është ta dorëzojë draft-statutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese dhe ta çojë përpara çështjen e formimit të tij. Është një gjë jo e këndshme politikisht, por pa e bërë këtë, nuk mendoj se do të ketë përparim drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, tha Vogel për Radio Kosova e Lirë.

Vogel thotë se BE-ja dhe vendet e saj anëtare duhet ta shfrytëzojnë largimin e ndërmjetësuesve evropianë, Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak, si një mundësi për ta rivlerësuar qasjen e tyre aktuale ndaj dialogut Kosovë-Serbi.

“Nevojitet një fillim i ri si në personel, ashtu edhe në format të dialogut. Perëndimi duhet t’i ndryshojë stimujt nën të cilët vepron lidershipi i Kosovës dhe ai i Serbisë. BE-ja dhe SHBA-ja duhet ta kuptojnë se Vuçiq do të vazhdojë ta luajë lojën e tij aktuale, nëse rregullat e lojës nuk ndryshojnë”.

“Kjo do të thotë të bëhesh i ashpër ndaj tij për shkak të destabilizimit të rajonit me programin e tij irredentist të ‘botës serbe’, e jo ta ftosh atë për të darkuar në Pallatin Elysee dhe t’i shesësh avionë të avancuar luftarakë”, thotë Vogel.

Vogel i referohet një takimi që ka zhvilluar javën e kaluar Vuçiq me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Paris. Pas atij takimi, Vuçiq ka thënë se ka arritur marrëveshje për blerjen e avionëve luftarakë nga Franca, ndërsa Macron ka thënë se vendi i tij do të sigurohet që secila pikë e Marrëveshjes së Ohrit të zbatohet.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit