Policia ka njoftuar se mbrëmë është arrestuar një grua shqiptare me shtetësi austriake pasi e njëjta dyshohet se vodhi dy çanta në aeroportin e Vjenës.
Sipas njoftimit të Policisë, pas shkëmbimit të informacioneve dhe fotove të personit me autoritetet austriake, me të arritur në aeroportin e Prishtinës e dyshuara është identifikuar nga zyrtarët policorë.
E dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Aeroporti i Prishtinës Adem Jashari 01.02. 2022 – 19 :30. Zyrtarët kufitarë të aeroportit kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarën femër Shqiptare me shtetësi Austriake, pasi që njëjta në aeroportin e Vjenës dyshohet se ka marrë dy çanta që nuk ishin pronë e saj.
Pas shkëmbimit të informacioneve dhe fotove të personit me autoritetet Austriake, me të arritur në aeroportin e Prishtinës e dyshuara është identifikuar nga zyrtarët policorë.
Me vendim të prokurorit është inicuar rasti ndaj të dyshuarës së arrestuar dhe e njëjta është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.