9.1 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Vodhi 100 milionë euro nga Kiabi dhe bëri jetë luksi në Miami. Kush është Aurelie B?

- Advertisement -

U desh më shumë se një vit që marka Kiabi të kuptonte se kishte qenë viktimë e një përvetësimi prej 100 milionë eurosh. Ndërkohë, ish-arkëtarja e Kiabit, që dyshohet se ka përvetësuar këtë shumë, ka bërë një jetë ëndrrash në Miami.

Aurelie B u arrestua sa zbriti nga avioni privat në aeroportin Figari, në Korsikë.

Jeta prej milionereje në Miami

Aurélie B., 39 vjeç, u padit për “mashtrim të organizuar nga bandat dhe pastrim parash”, sipas mediave. Ajo ndodhet në paraburgim që nga 18 gushti. Gjithashtu sipas Franceinfo, gjatë arrestimit të saj, ish-arkëtarja e Kiabit kishte në zotërim rroba dhe bizhuteri në vlerë prej 500 mijë dollarësh.

Që nga shpërngulja e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në verën e vitit 2023, Aurelie e lindur në Bordo (Gironde), padyshim që ka jetuar jetën në më të mirën e saj: udhëtime, dalje me personazhe të famshëm, mbrëmje VIP, veshje nga stilistët më të mirë, luks, restorante dhe vila luksoze.

Pasi u transferua në Florida hapi gjithashtu disa biznese luksi në fushën e modës dhe real estate.

Madje, një revistë luksoze amerikane i kishte kushtuar faqen e parë dhe kishte botuar një artikull për të renë franceze pesë ditë para arrestimit të saj, duke e prezantuar Aurelie B. si ‘një nga dizajneret e më të kërkuara në Floridan e Jugut’.

Si u zbulua vjedhja

Aurelie kishte përdorur teknikën e quajtur “llogaritë rimëkëmbëse”. Me fjalë të tjera, paratë lëvizin nga llogari në një llogari derisa nuk mund të gjurmoheshin më. Për më tepër ajo kishte hapur llogari fake nën emrin e një zyrtari të lartë të kompanisë, llogari që e zotëronte në fakt ajo. Kjo nuk ishte hera e parë që vidhte. Në të kaluarën ishte dënuar me dy vjet burg nga gjykata penale e Parisit për përvetësim të 800 mijë eurove nga një kompani tjetër.

Menaxhmenti i markës Kiabi ka folur për rastin me AFP

U konfirmua se kanë qenë viktimë e një mashtrimi, por nuk dhanë detaje mbi shumën, e cila mendohet të ketë qenë 100 milionë euro. Duhet thënë se ky rrjet i njohur dyqanesh, ka më shumë se 600 pika shitjesh në 28 vende, dhe xhiro vjetore e 2023-shit ishte 2.2 miliardë euro.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit