Pesë persona janë shpallur fajtorë për një grabitje bizhuterish në qytetin gjerman të Dersendit. Hajdutët vodhën sende të çmuara nga muzeu shtetëror i qytetit në vitin 2019, ku vlera e bizhuterive është 113 milionë euro.
Policia gjeti shumë nga bizhuteritë, duke përfshirë një shpatë të veshur me diamant, por sipas tyre pjesa tjetër e thesarit të grabitur nuk mund të gjendet kurrë.
Grupi kriminal mund të përballen me dënime prej katër deri në gjashtë vjet, teksa grabitja ishte e planifikuar në përpikëri.
E gjithë banda që mori pjesë në grabitje, raportohet se e ka vizituar muzeun disa herë para hyrjes përfundimtare për grabitje, raporton BBC, transmeton teve1.info
Por shumë nga sendet e vjedhura u kthyen në muze pasi tre nga burrat rrëfyen vjedhjen dhe ranë dakord të zbulonin vendndodhjen e plaçkës në këmbim të dënimeve më të lehta si pjesë e një marrëveshjeje me prokurorët.
Megjithatë, disa pjesë ende mungojnë, duke përfshirë një diamant shumë të rrallë të quajtur Guri i Bardhë i Saksonisë.
Policia hapi një hetim ndaj katër rojeve të sigurisë në muze me dyshimin se ata kishin ndihmuar me përgatitjet dhe kishin reaguar shumë ngadalë ndaj thyerjes në vetvete, por oficerët i dhanë fund këtyre hetimeve vitin e kaluar.