Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona nën dyshimin për vjedhje të 80 litrave naftë.
Një raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se tre nga të arrestuarit janë të mitur.
“Pas një informate të pranuar policia ka kapur në flagrancë katër persona të dyshuar meshkuj kosovarë (tre prej tyre të mitur) të cilët në bashkëkryerje kishin vjedhur 8 bidonë me nga 10 litra naftë (gjithsejtë 80 litra) nga punishtja e viktimës mashkull kosovar”, është thënë në raportin e policisë.