5 C
New York
Wednesday, April 2, 2025

Buy now

Vodhën naftë nga një ekskavator, arrestohen tre perona në Ferizaj

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Ferizaj janë arrestuar tre persona.

Në raportin 24 orësh të Policisë është thënë se të dyshuarit janë arrestuar pasi dyshohet se kanë vjedhur naftë nga një ekskavator.

Sipas policisë, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“Fsh. Dremjak, Ferizaj / 31.03.2025 – 22:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se së bashku edhe me dy të dyshuar tjerë të cilët gjenden në arrati dyshohet se kanë vjedhur derivate nafte në një ekskavator pronë e viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes si dëshmi janë gjetur dhe sekuestruar tre bidonë të mbushur me derivate nafte. Tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit