8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

VOA: Vdekja e Silvio Berlusconit mund të destabilizojë politikën italiane

- Advertisement -

Ish-kryeministri Silvio Berlusconi, një miliarder që krijoi kompaninë më të madhe mediale të Italisë përpara se ta transformonte peizazhin politik, vdiq të hënën në moshën 86-vjeçare.

Zëvendëskryeministri Matteo Salvini e quajti atë në një deklaratë “një njeri dhe një italian i madh”.

Ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto, shkroi se vdekja e Berlusconit është fundi i një epoke.

“E doja shumë. Lamtumirë Silvio”, shkroi ai.

Zoti Berluskoni, i cili shërbeu si kryeministër gjatë viteve 1994-1995, 2001-2006 dhe 2008-2011, vuante nga leukemia dhe së fundmi kishte pësuar një infeksion në mushkëri.

Partia Forza Italia e Silvio Berlusconit është pjesë e koalicionit të krahut të djathtë të kryeministres Giorgia Meloni dhe ndonëse ai vetë nuk kishte një rol në qeveri, vdekja e tij ka të ngjarë të destabilizojë politikën italiane në muajt e ardhshëm.

Miqësia e tij me presidentin rus Vladimir Putin, e vuri atë në pozicion të kundërt me kryeministren Meloni, një mbështetëse e vendosur e Ukrainës.

Perandoria e tij e biznesit gjithashtu përballet me një të ardhme të pasigurt. Ai kurrë nuk tregoi publikisht se kush do të merrte përgjegjësinë e plotë të biznesit pas vdekjes së tij, edhe pse vajza e tij e madhe Marina. pritet të luajë një rol të rëndësishëm.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit