19.6 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

VOA: A po e ndërron Perëndimi qasjen ndaj Serbisë?

- Advertisement -

“Kërkojmë që balanci dhe proporcionaliteti të kthehet në trajtimin e Kosovës dhe Serbisë”, e citon VoA letrën e mëse pesëdhjetë parlamentarëve.

Për Richard Kraemer, bashkëpunëtor në Institutin e Kërkimeve të Politikës së Jashtme të ShBA-së, mbulimi i medias perëndimore për këtë letër mbështetëse ndaj Kosovës nuk është befasi: “Këto shfaqje modeste të pakënaqësisë me Beogradin tregojnë se disa liderë perëndimorë janë të ngopur me shakatë manipuluese të [presidentit serb Aleksandar] Vuçiq”.

Ndërkaq, Bodo Weber, analisti politik dhe bashkëpunëtori i lartë në Këshillin për Demokratizim Politik në Berlin, nuk duket gjëkundi ndonjë dëshmi që Perëndimi po ndërron kurs ndaj Serbisë ose presidentit të saj, Aleksandar Vuçiq.

“Ky ndryshim do të ishte i mirëpritur, por për fat të keq, ne nuk shohim një kthesë të tillë në horizont. Përkundrazi, letra e disa parlamentarëve perëndimorë tërhoqi vëmendjen e mediave perëndimore, të cilat zakonisht rrallë shkruajnë për rajonin”, tha Weber në një përgjigje për Zërin e Amerikës.

VoA citon edhe intervistën e fundit të ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, ku flet për qasjen e ShBA’së me qeverinë serbe.

“Politika të caktuara bëhen jo vetëm që të kenë sukses, por sepse janë politikat e duhura për t’i bërë,” tha Hill. “Ne peshojmë interesin tonë për të formuluar një politikë dhe vazhdojmë me të me idenë se kjo është gjëja e duhur për të bërë nga qeveria jonë”.

Për lidhjet e Beogradit me Moskën, dhe për refuzimin tashmë gati dy-vjeçar të Serbisë për t’u bashkërendaur me sanksionet perëndimore ndaj Federatës Ruse, Hill ishte shprehur se “të gjithë duhet t’i bashkohen sanksioneve” .

“Mendojmë se kjo është gjëja e duhur për të bërë dhe do të dëshironim që Serbia të bënte të njëjtën gjë dhe të marshonte drejt sistemeve euroatlantike”.

Johanna Deimel, eksperte gjermane për Ballkanin, vuri në dukje raportet e publikuara, bazuar në një dokument të zbuluar të inteligjencës amerikane, se Serbia ka pranuar në heshtje t’i sigurojë armë Ukrainës për mbrojtjen e saj kundër pushtimit rus.

“Nga njëra anë, Beogradi është kritikuar për refuzimin për t’iu bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, dhe nga ana tjetër, duket se, për shembull, dërgesat e armëve në Ukrainë po ndihmojnë për të mbyllur një sy diku tjetër,” tha ajo.

Perëndimi “është përkulur mbrapsht në përpjekje për të joshur Beogradin në tufën transatlantike me karota, ndërsa shikon nga anash statusin e përfaqësuesit të Serbisë përballë agjendës ballkanike të Kremlinit,” tha Richard Kraemer.

“Përse ata menduan se kjo do të funksiononte, duke marrë parasysh refuzimin e hapur të Vuçiqit për të marrë pjesë në lidhje me Ukrainën, mbetet një mister për mua”.

Në lidhje me çështjen e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, Johanna Deimel, është mëse skeptike; përkatësisht me Marrëveshjen e panënshkruar të Ohrit.

“Për mua është e pakuptueshme pse Josep Borell, kreu i diplomacisë evropiane, dhe të tjerët e vlerësuan kaq shumë ‘Marrëveshjen e Ohrit’, tha Deimel. “Ishte një përpjekje serioze, një propozim konkret gjermano-francez në tryezë dhe më pas Vuçiq del nga dera dhe thotë se ai nuk e ka nënshkruar marrëveshjen”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit