Ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi, ka shpërndarë një postim të takimit të shefes së Inteligjencës së Shqipërisë, Vlora Hyseni me të ngarkuarin me punë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, David Wisner.
Selimi ka thënë se Vlora Hyseni është personi i vetëm në botë që sipas tij ka shërbyer në dy shërbimet e inteligjencës së dy vendeve të ndryshme, Kosovës dhe Shqipërisë.
“Vlora Hyseni është i vetmi person në historinë botërore, gra apo burra, që ka arritur të jetë drejtoreshë e shërbimeve inteligjente në dy vende të ndryshme, Kosovë dhe Shqipëri. Ajo është shumë e vlerësuar me të gjithë aleatët kryesorë”, ka shkruar Selimi.
Megjithatë Vlora Hyseni në Kosovë s’e ka drejtuar AKI-në por ka qenë zv.drejtoreshë.