Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari ka shkelur rregulloren e Kuvendit.

Postimi i plotë:

VV e ka uzurpuar Kuvendin.

Sot, Kryesuesi i seancës e shkeli me të dy këmbët Rregulloren e Kuvendit.

Propozimi i VV-së për Kryetar është dashur patjetër të hidhej në votim.

Pas kësaj, është në dorën e deputetëve të vendosin me votë, pro apo kundër.

Ajo që pamë sot është marrëzi totale dhe shkelje e rëndë e demokracisë parlamentare