Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, me një status në rrjetin social Facebook, pas fjalimit të presidentit serb Aleksandar Vuqiq, i cili fajësoi kryeministrin Albin Kurti për ngjarjet e sotme në veri, ajo i ka dalë në krah Kurtit.
Ajo kujtoi edhe rastet e kaluara se çka thonin serbët për liderët e Kosovës.
Nënkryetarja e PDK theksoi se Kurtin e ka kundërshtar politik, por që në rastin e sotëm fajtore është vetëm Serbia.
Njoftimi i plotë:
Shfaqje teatrale dhe patetike e Vucicit sonte.
Kurti tha ka faj. Njejtë thonin për Thaçin, Mustafën, Haradinajn.
Kurtin unë e kam oponent politik dhe e kundërshtoj zëshëm për politikat e tij. E fajsoj për mungesën e reagimit qeveritar karrshi inflacionit, mungesës së projekteve zhvillimore, mungesën e koordinimit me SHBA dhe BE. E kritikoj për rrënimin e dialogut social me media, biznese, shoqëri civile, opozitë. E kritikoj për qasjen e tij në dialog me Serbinë.
Por, për gjendjen e sotme në veri, Serbia dhe grupet paramilitare kanë faj. Ju e keni provokuar situatën.
Shpresoj ta merrni mësimin.
Kosova është ndërtuar qe 24 vite.