Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se 162 që kur janë kryer zgjedhjet, është kohë e gjatë për vendin pa institucione.

Ajo tha se Albin Kurti po synon përmbysjen e rendit kushtetues.

“162 ditë janë shumë për pensionistin, për mësimdhënësin që ndihet i përbuzur, për mjekët që u mungojnë barnat esenciale, për punëtorët e sektorit privat, për ndërmarrjet, për ndërmarrësit që po u mbyllen bizneset për shkak të rrymës. Po për kënd nuk janë shumë 162 ditë? Për Albin Kurtin. Sepse për të, kjo kohë është pjesë e planit për përmbysjen e rendit kushtetues, dhe zhbërjen e vetë ADN-së të shoqërisë tonë. Ai po synon krijimin e një rendi të ri ku nuk ka më norma, ambicie kolektive”, tha Çitaku.